Seancat për katër udhëheqësit e UÇK-së, Gjykata Speciale shpall datat
Gjykata Speciale krimeve të luftës së Kosovës në Hagë ka njoftuar se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të kenë seancën e tyre të parë publike para gjykatës përkatësisht në 10 dhe 11 Nëntor.
Seanca dëgjimore e Veselit është caktuar më 10 nëntor, në orën 15:00 në sallën e gjyqit në Hagë; ndërsa seanca dëgjimore e Selimit është caktuar më 11 nëntor, në orën 11:00, njoftoi gjykata të Premten.
Aktakuza kundër Veseli dhe Selimi u konfirmua në 26 Tetor 2020. Ata u arrestuan nga Zyra e Prokurorit Specialist më 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në mjediset e paraburgimit në Hagë në të njëjtën ditë, së bashku me Hashim Thaçin.
Seancat dëgjimore do të jenë publike dhe do të transmetohen në internet dhe mund t’i ndiqni edhe në Euronews Albania
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta