English

Sekretari amerikan i Shtetit përshëndet caktimin e Olta Xhaçkës në krye të MEPJ-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar emërimin e Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

- Advertisement -

Në një reagim të pazakonte për një sekretar amerikan të shtet për raste të tilla, Pompeo ka vlerësuar rolin e znj. Xhaçka gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

“I lumtur të dëgjoj njoftimin se Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një bashkëpunëtore e fortë gjatë rolit të saj si ministre e Mbrojtjes dhe mezi presim që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjen SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria ecën përpara në integrimin në BE”, shprehet z. Pompeo.

Në reagimin e saj për urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Olta Xhaçka shprehet se në krye të Ministrisë së Jashtme do të punojë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Këto fjalë do të thotë vërtetë shumë! Jam krenare për miqësinë mes vendeve dhe popujve tanë, thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë dhe jam e lumtur që do të mund të luaj një rol modës në forcimin e bashkëpunimit tonë. Mezi pres që të punoj nga afër me SHBA për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik”, shkruan znj. Xhaçka.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?