Sekreti i Van Gogh, zbulohet vendi që e frymëzoi për pikturën “Rrënjët”

21 Gusht 2020 | 17:19

Një kartolinë shekullore që tregon një korsi rruge franceze ka ndihmuar studiuesit të krijojnë një përfytyrim të orëve të fundit para se Vincent Van Gogh të kryente vetëvrasje 130 vjet më parë. Në Auvers-sur-Oise, një nga specialistët më të mëdhenj botërorë të Van Gogh, Wouter Van der Veen, ka zbuluar vendin ekzakt që frymëzoi veprën e tij të fundit “Rrënjët”.

Duke vëzhguar kartolinën në bardhezi dhe format e nyjëtuara, studiuesi Van der Veen kuptoi se bëhej fjalë për të njëjtin vend nga ku Van Gogh po pikturonte “Racines d’arbres”.

Të njëjtat rrënjë të ekspozuara ende mund të shihen duke u zvarritur në prag në Auvers-sur-Oise, në veri të Parisit, ku Van Gogh kaloi javët e tij të fundit.

 “Ajo që ky zbulim bëri më të qartë ishte se sa ai e kalonte ditën e tij duke pikturuar. Kur Van Gogh pikturonte, ai duhej të ishte plotësisht i përqendruar pasi ai nuk ishte një njeri që thjesht hidhte bojë në kanavacë. Ai ishte shumë i kujdesshëm në mënyrën si punonte. Gjithçka mendohej dhe realizohej me kujdes.”, tha studiuesi Wouter Van der Veen. 

Parësisht, Van der Veen beson se piktura na tregon diçka për gjendjen e mendjes së piktorit me probleme të theksuara pak para se të merrte jetën. Stili energjik i Van Gogh ishte perfeksionuar me një kujdes të mprehtë që do të thotë se ai duhet të ketë qenë në kontroll të shqisave të tij pak para se të qëllonte vetë.

Van Gogh përjetoi episode psikike dhe depresion të rëndë gjatë gjithë jetës së tij derisa qëlloi veten në 27 korrik 1890.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026