Sekuestrimi i 49 kg kokainë në Durrës, burg babait të Arbër Çekajt

2 Prill 2021 | 16:12

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg Selim Çekajn, i cili u arrestua një ditë më parë pasi policia zbuloi 49 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerin e ngarkuar me banane.

Ai rezulton të jetë pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Amerika Latine, kurse organet hetimore e akuzojnë atë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raporton se Çekaj nuk ka pranuar akuzat, por madje është shprehur se nuk ka pasur fare dijeni për sasinë e lëndës narkotike.

Avokatët e Selim Çekajt, Maks Haxhiaj dhe Neshat Fana kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj klientit të tyre.

Ata thonë se Cekaj nuk ka asnjë lidhje me lëndën narkotike, e cila u gjet e fshehur në kontejnerin e ngarkuar me banane që vinte nga Amerika Latina, konkretisht nga Ekuadori.

Ky nuk është një episod i shkëputur për familjen Çekaj. Djali i tij, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim nga autoritetet pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit në vitin 2018, ku u sekuestruan 613 kokainë, sasi kjo, e cila ishte fshehur po ashtu në kontejnerin e ngarkuar me banane.

Për këtë, Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018 dhe u ekstradua menjëherë drejt Shqipërisë.

Ai u gjet fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 21 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar Arbër Çekaj përfundimisht do të vuajë 14 vite heqje lirie.

Arbër Çekaj u shpreh se babai i tij nuk ka lidhje me trafikun e kokainës dhe se është një klan i caktuar, që sipas tij, kërkon t’i përfshijë familjen në trafikun e drogës.

“Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut. Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontejnerin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik”, u shpreh Arbër Çekaj para togave të zeza.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026