Sekuestro preventive pallatit 9-katësh tek Shkëmbi i Kavajës, nën hetim ish-kryekomunari i Rrashbullit

13 Qershor 2020 | 12:12

Një pallat 9-katësh tek Shkëmbi i Kavajës është vënë nën sekuestro preventive për shkak të problemeve me lejen, ndërkohë që ka nisur hetimi për ish-kreun e komunës Rrashbull, shtetasit H. G, pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H. G., ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia,  veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në  objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, sqaron policia.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026