Sekuestrohen 300 kg kokainë në Durrës, kamioni u nis nga Belgjika

18 Qershor 2021 | 16:18

Një sasi e konsiderueshme kokaine është bllokuar në Portin e Durrësit ndërsa shoferi është arrestuar. Droga ishte fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe që po kalonte tranzit në vendin tonë. Kamioni i ngarkuar me hekur, kishte si destinacion Napolin në Itali.

Zbulimi i sasisë së madhe të kokainës erdhi pas dyshimeve të krijuara nga Task-Forca e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare, Policia Kriminale dhe autoritetet doganore të Portit duke kaluar kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të imët të ushtruar në mjetin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, Nazif Ajrofski, 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Drejtuesi i kamionit gjatë marrjes në pyetje është shprehur para policisë se nuk ka pasur dijeni për prezencën e sasisë së kokainës në kamion. Ai ka thënë se ishte në dijeni vetëm për materialet e hekurit që po transportonte.

Nga të dhënat e policisë rezulton se kamioni kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut një ditë më parë.

Kamioni ka ndjekur një itinerar të gjatë për të mbërritur në  Portin e Durrësit pasi është nisur nga Belgjika për të kaluar në Serbi, RMV dhe më pas Shqipëri.

Kokaina ishte fshehur në pjesën e kokës së kamionit. Kokaina ishte e paketuar në sasi të vogël, që mbanin logo të ndryshme. Në disa raste janë përdorur logo të një kompanie të njohur për prodhimin e parfumeve, të ekipit të njohur të futbollit PSG, logo të ekipit të basketbollit në SHBA, Chikago Bulls, markë pijesh alkoolike, etj.

Në Portin e Durrësit janë bllokuar gjatë viteve të fundit sasi rekord kokaine. Në vitin 2018, u bllokuar një sasi prej 613 kg kokainë. Në maj të këtij viti, në një kamion që kaloi nga Porti i Durrësit me destinacion Kosovën, u bllokua një sasi prej 150 kg kokainë.

Sasia e drogës që u kap në Lipjan të Kosovës në një ngarkesë mish pule e shkarkuar në portin e Durrësit, ishte paketuar me adeziv dhe mbi të qe stampuar marka e njohur braziliane e pijeve alkoolike “Velho Barreiro”, logo që shihet prezente dhe në pakot e sekuestruara sot në Durrës.

LEXONI GJITHASHTU:

613 kg kokainë në banane, Apeli lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026