Sekuestrohen 6.5 tonë kokainë në Portugali, 3 të arrestuar, pjesë e një rrjeti

1 Shtator 2024 | 14:40

Mbi 6.5 tonelata kokainë që do të shiteshin në tregun evropian janë sekuestruar nga policia portugeze.

Tre shtetas portugezë kanë rënë në pranga, të cilët dyshohen se janë pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare.

“Portugalia nuk është destinacioni final i kësaj ngarkese, por vende të tjera evropiane. Sipas të dhënave tona dhe duke marrë parasysh sasinë dhe gjithë rrethanat e këtij trafiku, mund të them se po flasim për  një rrjet kriminal ndërkombëtar, me lidhje në vende të ndryshme dhe që ka kapacitetet të lëvizë sasi të mëdha droge”, tha Artur Vaz, shef i Antidrogës, Portugali.

Operacioni i koduar me emrin “Tartarus” u zhvillua përgjatë dy muajve, kohë gjatë së cilës u kryen kontrolle dhe u sekuestruan pajisje teknologjike, makina të shumta dhe dokumente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026