Sekuestrohen 650 doza kanabis e kokainë në Tiranë, 2 në pranga

13 Prill 2021 | 10:34

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundërligjshme”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026