Sekuestrohen armë dhe 100 kg kanabis në Fier, katër në pranga
Policia e Fierit ka sekuestruar armë, drogë dhe municion luftarak në kuadër të një operacioni të koduar “Hamili”.
Katër persona janë vënë në pranga pasi gjatë kontrollit të kryer në një banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa si dhe armë e municione.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit R. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).
S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndërmenas, Fier.
Gjithashtu, u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër.
“Shërbimet e Policisë, në bazë të hetimeve të kryera dhe informacionit të grumbulluar kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.(D). B, në fshatin Hamil, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.
Gjatë kontrollit të kryer në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 pres metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçikletë me targa të falsifikuara e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57-vjeçarit”, sqaron policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta