Senati amerikan miraton projektligjin për mbrojtjen

14 Dhjetor 2023 | 07:20
Me një mbështetje të fortë nga të dy partitë, Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje një projektligj për mbrojtjen që autorizon një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh shpenzime ushtarake vjetore, duke anashkaluar ndarjet partiake mbi çështjet sociale për projektligjin e domosdoshëm.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, NDAA, përfshin gjithçka, që nga rritja e pagave për trupat, që këtë vit do të jetë 5.2% e deri tek blerjet e anijeve, municioneve dhe avionëve, si dhe politika të tilla si masat për të ndihmuar Ukrainën dhe kundërvënë politikave të Kinës në Indo-Paqësor. Buxheti i këtij viti për mbrojtjen shënon një rritje prej 3% nga viti i kaluar.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schummer tha para votimit se projekligji do të sigurojë që ushtria amerikane në çdo kohë do të jetë në nivelet më të larta në të gjithë botën dhe se Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të palëkundura përpara Kinës dhe Rusisë.

Në Senatin prej 100 anëtarësh vetëm 13 vota ishin kundër projektligjit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta miratojë atë në fund të kësaj jave dhe më pas do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë atë në ligj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026