Senatorët amerikanë vizitojnë Kinën
Lideri i Senatit amerikan, Chuck Schumer, ka arritur në Kinë më 7 tetor së bashku me një delegacion të senatorëve republikanë dhe demokratë. Senatorët kanë nisur një seri takimesh me zyrtarë të lartë kinezë në kohën e rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Qëllimi i turneut në Azi, ku përfshihen edhe vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, është që të avancohen interesat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Zyrtarët amerikanë thanë se delegacioni i Senatit shpreson që të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, shkruan REL.
Pasi vitin e kaluar miratuan një ligj për rritur konkurrencën me Kinën sa i përket gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë tjetër, Schumer dhe liderët e një komiteti të demokratëve thanë në maj se do të hartonin një legjislacion që do të kufizonte dërgesat e teknologjisë në Kinë, me qëllim që të pengonin Pekinin që të nxiste një konflikt me Tajvanin dhe për të ashpërsuar rregullat në mënyrë që investimet amerikane të mos shkojnë në kompanitë kineze.
Schumer “do të përqendrohet në nevojën e reciprocitetit në Kinë për bizneset amerikane dhe për ruajtjen e lidershipit të SHBA-së sa i përket teknologjive të avancuara dhe sigurisë kombëtare”, tha zyra e tij.
Kjo vizitë vjen pas një seri të takimeve të nivelit të lartë të zyrtarëve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, me ata kinezë.
Grupi i gjashtë senatorëve amerikanë do të takohet me udhëheqësit qeveritarë dhe të bizneseve në tri shtetet që do të vizitojnë, por dhe me udhëheqësit e kompanive amerikane që operojnë në këtë rajon.
Në mesin e senatorëve që bëjnë pjesë në këtë grup janë edhe republikanët Bill Cassidy dhe John Kennedy, si dhe demokratët Maggie Hassan dhe Jon Ossoff.
Kina ka mirëpritur vizitën e Schumer dhe ka tha se shpreson që kjo vizitë të thellojë mirëkuptimin e Senatit për Kinën dhe të lehtësojë dialogun mes agjencive legjislative të dy shteteve, tha më herët gjatë kësaj Ministria e Jashtme kineze.
LEXONI GJITHASHTU:
- Elon Musk nën hetim nga agjencia amerikane për blerjen 44 miliardë dollarëshe
- 21-vjeçarja amerikane dënohet me 1 vit burg pse preku krahun e një oficeri sigurie
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor