Mesi: Po-ja e BE-së për Shqipërinë do jetë vendim politik dhe jo teknik

24 Qershor 2021 | 21:32

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

“Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij...
22:04 | 26/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021