‘Serbët duhet të jetojnë në një shtet’, Serbia reagon për deklaratën e Vulin

13 Korrik 2022 | 07:38

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Zorana Mihajlloviç ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit serb për Punët e Brendshme, Aleksandër Vulin i cili tha se për stabilitetin e Ballkanit duhet që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet.

Mihajlloviç u shpreh se deklarata e Vulin, nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë së Serbisë.

Sipas saj, ministri mund të shprehë mendimet e tij si qytetar, por theksoi se deklarata nuk duhet të merret si qendrim zyrtar.

“Deklarata e Vulnit nuk është politikë zyrtare e qeverisë së Serbisë. Si qytetar, ai ka të drejtë t’i shprehë të gjitha dëshirat e tij, aspiratat dhe ëndrrat, por një gjë e tillë nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë”,  tha Mihajlloviç.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi, e cila ka thënë se ajo nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit apo aspiratat evropiane të Serbisë.

Më 10 korrik, në një intervistë për mediat serbe, Vulin deklaroi se mënyra e vetme që Ballkani të ketë stabilitet, është që serbët të jetojnë në një shtet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026