Serbët e veriut të Kosovës përshëndesin marrëveshjen për energjinë
Serbët e veriut të Kosovës kanë përshëndetur marrëveshjen për energjinë elektrike të arritur dje në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mundësojë inkasimin e energjisë së shpenzuar në katër komunat veriore, përkatësisht Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Ata, të anketuar nga KosovaPress, thonë se ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshje, megjithatë duhet të fillojnë ta paguajnë energjinë e harxhuar.
Millosh Golluboviç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, nuk e sheh si problem faturimin e energjisë elektrike, duke thënë se qytetarët duhet të paguajnë energjinë që e harxhojnë.
Sipas tij, marrëveshja e arritur do të zgjidhë veç tjerash edhe gërmimin ilegal të kriptovalutave në veri të Kosovës, që siç tha ai, ka paraqitur problem të madh deri tash.
“Edhe pse është arritur marrëveshja, nuk dimë shumë se çka saktësisht do të thotë kjo për qytetarët para së gjithash në veri. Po supozoj se kjo nënkupton që në një periudhë kohore energjia do të fillojë të paguhet. Në anën tjetër, mendoj se kjo do të rregullojë edhe gërmimin ilegal të kriptovalutave, që në veri të Kosovës paraqet një problem të madh… Natyrisht, po jetojmë një jetë normale, do të duhej ta paguajmë (energjinë), kështu që nuk shoh ndonjë problem sa i përket kësaj”, ka thënë Golluboviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta