Serbi, ndotja e ajrit dhe COVID-19 ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes, qytetarët në protestë

11 Janar 2021 | 14:24

Pavarësisht pandemisë dhe motit të keq me qindra qytetarë protestuan në rrugët e Beogradit duke kërkuar të merren veprime konkrete për përmirësimin e ajrit.

Sipas të dhënave nga Aleanca Globale për Shëndetin dhe Ndotjen, Serbia ka numrin më të lartë të viktimave  në Evropë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

 “Ne po protestojmë, duam ajër më të pastër për veten tonë, për fëmijët dhe prindërit tanë,” – u shpreh Milos Stankovic, një protestues.

Trafiku është një nga shkaktarët e ndotjes së ajrit e po ashtu ndikojnë edhe djegia e qymyrit dhe drurit. Nivelet e larta dhe të dëmshme të ndotjes së ajrit janë një fenomen i përsëritur në muajt e dimrit kur fillon sezoni i ngrohjes, siç tregoi dhe një ekspert i mjedisit.

 “Pjesa më e madhe e familjeve janë duke përdorur pajisje individuale për ngrohje qoftë duke djegur dru apo qymyr. Ky proces është një burim kryesor i emetimeve primare të grimcave. Termocentralet në Serbi dhe në të gjithë rajonin janë emetuesit më të lartë të dioksidit të squfurit në Evropë,” – tha eksperti i mjedisit, Aleksandar Macura.

Ajri i ndotur ndërthurur edhe me pandeminë përbëjnë një kërcënim edhe më të madh, pasi të dyja dëmtojnë sistemin respirator të njeriut.

“Ka shumë pika që ndikojnë në këtë çështje. Sa më i ndotur të jetë ajri aq më të mëdha janë edhe efektet e pandemisë,” – sqaroi Macura.

Duke u ndalur tek protesta, një peticion i është dërguar qeverisë. Por pyetja që shtrohet është, a do të marr përgjigje?

Sipas ekspertit të mjedisit, Macura, presioni nga qytetarët po shtohet dhe qeveria më së fundmi ka kuptuar se kjo çështje nuk mund të anashkalohet.

Qeveria serbe ende nuk ka njoftuar një plan se si do të trajtojë ndotjen e ajrit në vend. Të shumta janë edhe akuzat për manipulim të të dhënave për të ulur pragun e ndotjes së ajrit.

Kalimi në burime më të pastra ngrohje do të kërkojë investime të mëdha publike po ashtu dhe kohë. Ndërkohë, qytetarët në Serbi bëjnë thirrje që të ndërmerren aksione të menjëhershme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026