Serbia blen raketa balistike nga Kina, Kroacia njofton NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi ditën e djeshme se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.
“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.
Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400. Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë. Vuçiç tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.
“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese. Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.
Ai tha se vendi i tij, anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.
“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.
Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.
Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.
Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiç tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.
Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.
“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiç.
Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë.
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm