Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm

23 Korrik 2026 | 11:25

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me rrëzimin e kërkesës së PD që të zgjatej me 3 muaj afati për komisionin e reformës territoriale. Berisha u shpreh se mazhoranca po vepron në mënyrë të njëanshme dhe se raporti i tyre është i paligjshëm.

“PD iu përgjigj një kërkese të prerë të Komisionit Evropian për angazhimin në komision parlamentar për reformën territoriale si një nga kushtet e pakëta të vendosura nga ky komision për progresin e Shqipërisë drejt BE. Por gjithashtu ne, përveç komisionit, kemi pasur me dhjetëra e qindra kërkesa nga qytetarët shqiptarë që të merrnim pjesë në këtë komision në mënyrë ëq të bënim avokatinë e kërkesave të tyre.

I bëmë të gjitha këto në kundërshtim me bindjen e thellë se Edi Rama do bënte gjithçka për të përvetësuar këtë reformë në funksion të interesave të tij mafioze, antidemokratike, antishqiptare shpopulluese. Në këtë komision, siç jeni dëshmitarë, është bërë nga pala jonë, puna më serioze dhe ajo është konkretizuar në një raport prej 400 e sa faqesh. Në përputhje me axhendën e përbashkët janë organizuar dhjetëra konsulta.

Axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me konsulta të tjera. Raporti që pretendoni të paraqisni sot është absolutisht i paligjshëm. Nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe në praktikën dhjetëra vjeçare, komisionet bipartizane kanë shtyrë sa herë ka qenë e nevojshme afatet. Ju sot paraqiteni këtu me një raport që nuk është paraqitur në komisionin e reformës. Ky është një brutalitet. Ky është një akt me të cilin ju doni me çdo kusht të largoni pushtetin nga qytetarët.

Lexoni pak historinë e Shqipërisë, në 500 vitet e fundit nuk e ka bërë asnjë pushtues, asnjë regjim, asnjë diktaturë. Dhe tani kur e patë se shqiptarët hedhin poshtë me përçmim reformën e bërë, ndërpretë konsulta, sillni në parlament në mënyrë të paligjshme një raport. Ja ku është raporti ynë, por ne gjersa ky raport nuk është i debatuar në komisionin e ngritur, ne nuk e dorëzojmë se duhet se edhe ai që ka përgatitur pala juaj, edhe ky, të paraqiten në komision, të debatohen, pastaj të vijnë në parlament.

Po ju nuk keni as ligj, as Kushtetutë, as normë, as moral. Veproni në këtë mënyrë. Çfarë mendoni ju se shqiptarët nuk do të kuptojnë? Atëherë ju vërtet mund të bëni një akt të tillë, por ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të ngrihen në një kryengritje të përgjithshme të fuqishme kundër jush në mënyrë që të bëjnë drejtësinë që i takon,” tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026