‘Serbia do të forcojë ushtrinë’, Hoti: Deklaratat e Vuçiç nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka cilësuar si jo të përshtatshme deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiç se Serbia do të vijojë të forcojë ushtrinë e saj, pasi “konflikti i ngrirë” me Kosovën mund të përshkallëzohet në çdo moment.
“Deklarata e dhënë dje nga pala serbe, nga fqinji ynë në veri janë joadekuate. Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë të frymën për të cilën jemi dakordësuar, që të punojmë së bashkë në procesin e dialogut. Koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura që i kemi dy vendet tona, duhet t’i zgjidhim përmes dialogut dhe nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.
Në një konferencë për shtyp, Hoti gjithashtu u ndal edhe në diskutimet për presidentin e ri, ndërsa tha se palët politike do të takohen në ditët në vijim, ose për të dakordësuar emrin e presidentit, ose për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Janë dy rrugë; partitë politike duhet të ulen bashkë për të rënë dakord për presidentin e ri, ose të shkojnë në zgjedhje, për të caktuar datën e zgjedhje të parakohshme. Besoj se së shpejti ulim të gjitha partitë dhe duhet të flasim si njerëz të civilizuar, për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Vuçiç krahason Kosovën me Nagorno-Karabak dhe kërcënon me luftë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta