Serbia i dhuron RMV-së 20.000 doza vaksinash Sputnik V, priten edhe 20.000 të tjera

1 Prill 2021 | 16:13

Në Maqedoninë e Veriut mbërriti edhe një donacion tjetër vaksinash nga Serbia, e cila vendosi t’i dhurojë shtetit fqinjë edhe 20 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Përveç kësaj sasie Serbia do të sjellë edhe 20 mijë vaksina të tjera të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut që do të shërbejnë për rivaksinimin e 20 mijë ushtarëve dhe mjekëve nga niveli i dytë i luftës me COVID-19.

“Kam nderin t’ju njoftoj për një donacion tjetër nga Serbia. Bëhet fjalë për dy radhë nga 20 mijë doza të vaksinës Sputnik V nga miku jonë Serbia. Kjo do të na ndihmojë që të vazhdojmë me imunizimin masiv të popullatës. Serbia na ka ndihmuar edhe më parë me 8 mijë doza të vaksinës së Pfizerit, që i kemi shfrytëzuar për vaksinim të heronjve tanë në sferën e mjekësisë”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

Sipas kryeministrit Zaev, këto vaksina do të jenë të mjaftueshme që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit që ka vazhduar me vaksinat nga sistemi Covax. Ndërkohë priten dozat e tjera të porositura nga Kina, nga Pfizer, dozat e tjera nga sistemi Covax. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur rreth 35 mijë vaksina të ndryshme. 24 mijë nga sistemi Covax të llojit AStra Zeneka, 3 mijë vaksina Sputnik V, dhe 8 mijë vaksina të Pfizer nga Serbia.

Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë në platformën online për të marrë vaksinën, duke siguruar se doza do të ketë mjaftueshëm për të gjithë dhe se të gjitha janë të sigurta. Edhe vetë kryeministri Zaev deklaroi se ka aplikuar në platformë dhe se do të vaksinohet me cilëndo vaksinë që do të jetë në radhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026