Serbia i dhuron vaksina RMV-së, presidenti Vuçiç i dorëzon 4860 doza të ‘Pfizer’ kryeministrit Zaev
Serbia i dhuroi këtë të diel 4680 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht motit të ftohtë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takuan në pikën kufitare Tabanovcë ku në mënyrë simbolike iu dorëzuan edhe dozat e vaksinës. Gjatë ditëve në vazhdim do të mbërrijë edhe pjesa e mbetur prej 8 mijë vaksinash të premtuara.
“Ky është një akt solidariteti nga populli vëllazëror serb. Sigurisht kjo është vetëm dërgesa e parë, ndërsa në ditët në vijim do të vijë edhe pjesa e mbetur e dërgesës. Është me rëndësi të madhe që vaksinat e para në shtetin tonë vijnë nga shteti vëllazëror Serbia.
Ky solidaritet dhe mbështetje është shprehje e traditës në rajon, që dora e parë ti shtrihet fqinjit të parë. Ky akt u jep një perspektivë të ndritshme marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, u shpreh Zoran Zaev Kryeministër i Maqedonisë së veriut.
Presidenti serb siguroi se pas këtij donacioni, nuk fshihet ndonjë interes tjetër përveç miqësisë dhe dëshirës për të ndihmuar.
“Kjo është një dhuratë e vogël të cilën jam i sigurt se do të na e jepnit edhe ju, pasi miku i mirë shihet gjatë vështirësisë. Këto vaksina mund ti kishim dhëne para një muaji, por kishim problem me lejen për eksport pasi procedurat janë shumë të komplikuara dhe të rrepta e mund të pasojnë sanksione.
Jam i lumtur që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të fillojnë tashmë me imunizimin. Serbia nuk ka asnjë interes tjetër përveç miqësisë”, tha Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.
Këto vaksina do të shfrytëzohen për vaksinimin e punonjësve shëndetësor ne Maqedoninë e Veriut. Ndërsa kur të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze, ato nga Pfizer por edhe të AstraZenecas nëpërmjet sistemit Covax, do të vijojë vaksinimi pjesës tjetër të popullsisë.
Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i katërt i Ballkanit Perëndimor që fillon inokulimet, pas Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjës. Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë filluar ende vaksinimin.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta