Serbia katër kërkesa Kosovës për të vijuar dialogun
Serbia kërkon që të plotësohen katër kërkesa për të vazhduar dialogun me Kosovën në Bruksel.
Ndërhyrja me forca policore në veri të Kosovës për të zbatuar “reciprocitetin e targave të përkohshme” ka nxitur reagime në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk do t’i vijojë bisedimet me Prishtinën.
Pika kryesore duket të jetë “reciprociteti i targave”, pa heqjen e së cilës duket se nuk do të ketë më bisedime. Vuçiç është shprehur kategorik për kë të pjesë.
“Ne u thamë, nuk ka problem, tërhiqni vendimin dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo! Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithë i shqeteson një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim,” – ka thënë Vuçiç.
Pas kësaj deklarate gazeta “Novosti”, e cila zotërohet në shumicë të aksioneve nga qeveria serbe, renditi sot 4 kërkesa (kliko këtu për t’i shqyrtuar) që ka Beogradi zyrtar për vijimin e dialogut me Kosovën.
Sipas “Novostit” kërkesat “nuk janë kushte të reja apo shantazhe”, por “rrjedhojë e marrëveshjeve të nënshkruara më parë” të cilat “Prishtina po pengon, apo refuzon t’i përmbushë”:
1- Asociacioni
“Novosti” shkruan se Kosova nuk e përmbushi detyrimin për të formuar bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Ajo kujton se kjo bashkësi qe rënë dakord të formohej që në vitin 2013 pas ratifikimit në Kuvend.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar 22 nga 23 pikat e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit. “Novosti” thotë se kjo gjykatë kërkon ta reduktojë Asociacionin në nivelin e një organizate jo-qeveritare, gjë që për Beogradin është e papranueshme dhe “jo në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”.
2- Zhvendosja dhe angazhimi i forcave speciale vetëm me autorizim
“Novosti” thotë se sipas marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, Kosova nuk mund t’i dërgojë forcat e armatosura – përfshirë këtu policinë – në zonën e veriut pa lejen e KFOR-it dhe dakordësinë e komunitetit serb.
Kosova vitet e fundit ka paraqitur synimin e saj për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë në ushtri, gjë që sipas Serbisë bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet e nënshkruara më parë.
3- Licencimi i dy kompanive serbe të energjitikës
Serbia kërkon që Kosova të lejojë licencimin e dy kompanive serbe të energjitikës – Elektrosever dhe EPS trgovina, – gjë që sipas “Novostit” është dakordësuar në diskutimet në Bruksel në vitin 2013.
Beogradi thotë se përmes këtyre dy kompanive do të furnizojë me energji elektrike komunitetin serb në veri të Kosovës, ndërkohë që kjo e fundit refuzon t’i licencojë.
4- Anulimi i dënimit të deputetit Ivan Todosijevic
Serbia kundërshton dënimin me dy vite burg të deputetit Ivan Todosijeviç. Beogradi kërkon anulimin e vendimit me pretekstin se dënimi është i padrejtë dhe mund të kthehet në precedent për “gjueti ndaj serbëve”.
Todosijeviç është dënuar me dy vite burg për deklaratat e tij se “masakra e Reçakut nga forcat serbe në vitin 1999 nuk ka ndodhur” dhe se “ajo është fabrikuar nga shqiptarët”.
Beogradi thotë se në rastin e gjykimit të tij pati shkelje ligjore. Ata thonë se sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në trupin gjykues duhet të ishin dy gjyqtarë serbë, por që në proces nuk ndodhi kështu.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta