Serbia në zgjedhje, analistët: “Vuçiç të ndajë mendjen, me Perëndimin apo Lindjen”

19 Qershor 2020 | 14:31

Serbia shkon në zgjedhje këtë fundjavë. Publiciteti elektoral shihet thuajse kudo në kryeqytetin Beograd. Presidenti populist Aleksandar Vuçiç, i lidhur ngushtë me Kinën për shkak të pandemisë së koronavirusit, pritet të çimentojë qëndrimin e tij në pushtet. Nga ana tjetër, vendi përballet edhe me përçarjet e opozitës për të bojkotuar ose jo procesin.

“Pyetja është, a do të vazhdojë presidenti me euforinë pro-kineze të nisur në kohën e pandemisë? Apo do të përpiqet të përforcojë marrëdhëniet me Perëndimin? Fakti që presidenti Vuçiç dy ditë pas zgjedhjeve do të udhëtojë në Moskë për t’u takuar me presidentin Putin është një sinjal se Serbia anon nga Lindja”, shprehet analisti politik Bosko Jakshiç.

Dhe pak ditë përpara zgjedhjeve, Serbia u vizitua nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavorv. Gjatë takimit kokë më kokë me të, presidenti Vuçiç u shpreh se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të përfitimeve financiare dhe anëtarësimit në BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026