Serbia sanksione Rusisë? Daçiç: Mund të ndodhë nëse ekonomia serbe do të vuajë 

27 Mars 2023 | 09:52

Marrëdhënia Rusi-Serbi duket se ka pësuar krisjet e saj. Kjo u duk edhe në shtimin e zërave brenda Serbisë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës.

Së fundmi një mundësi të tillë e ka artikuluar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Iviça Daçiç.

Daçiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë pasojat e mos vendosjes së sanksioneve.

“Ne kemi thënë gjithmonë do të monitorojmë se si vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë reflekton në ekonominë tonë dhe gjithmonë e kemi lënë të hapur mundësinë që ajo të ndryshojë nëse ekonomia jonë dhe qytetarët tanë fillojnë të pësojnë dëme të pariparueshme. Serbia, respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare, pra integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti, përfshirë Ukrainën, por ne nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë për shkak të interesave tona, të cilat, ndër të tjera, janë mbrojtja e sovraniteti dhe integriteti territorial”, tha ministri i Jashtëm Daçiç

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026