Serbia tërheq mjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën, raportojnë mediat serbe

29 Shtator 2021 | 15:49

Serbia ka tërhequr mjetet e blinduara që ishin vendosur prej disa ditësh në kufirin me Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Dy mjete të blinduara “Lazar dhe dy të tjera “Milosh”, ishin vendosur në Rashë dy kilometra larg kufirit në Jarinjë, shkruan N1. info.

Mjetet e ushtrisë serbe të vendosura në kufirin me Kosovës dhe patrullimet e avionëve ushtarakë serbë shtuan tensionet në Veri, pas vendimit të qeverisë Kurti për të vënë në zbatim marrëveshjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Komuniteti ndërkombëtar prej disa ditësh i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet në Veri, ndërsa Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një deklarate pak ditë më parë i kërkoi Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026