Serbia vatra e re e COVID, kryeson në botë për nga shkalla e infektimit

13 Tetor 2021 | 11:52

Lokale të mbushura plot, pak maska dhe pothuajse asnjë kufizim, në Serbi në pamje të parë duket se pandemia ka përfunduar. Por, ky është vetëm një iluzion, pasi shteti ballkanik aktualisht kryeson në botë për nga shkalla e infektimit me coronavirus.

Edhe epidemiologu më i njohur i vendit, dr. Zoran Radovanović u shpreh se Serbia është një nga shtetet të goditura më rëndë nga virusi.

Ndonëse ka disa lloje vaksinash, vetëm 40% e popullsisë prej 7 milionë banorësh janë injektuar.

Sipas të dhënave të fundit që bën me dije agjencia AFP, në dy javët e fundit në Serbi ka pasur 6500 të infektuar, një shkallë infektimi 93.5 për 100.000 njerëz, më e larta në të gjithë botën.

Edhe pse mbajtja e një maskë në ambiente të mbyllura dhe distancimi janë të detyrueshme zbatohen pak ose aspak.

Mjekët i kanë kërkuar qeverisë të vendosë masa të rrepta, të tilla si kufizimi i orëve të hapjes së bizneseve jo thelbësore dhe futja e një leje vaksine që do të kufizonte aktivitetet shoqërore të atyre që ende nuk injektohen. Por kryeministrja Ana Brnabiç u shpreh se nuk kishte asnjë mënyrë për të vendosur disiplinë.

Përveç masave, Serbia po ashtu ka hasur në vështirësi për ta bindur popullatën e re që të vaksinohet. Vetëm 22 për qind e personave të moshës 18 dhe 30 vjeç janë imunizuar deri më tani.

Serbia prej kohësh është bërë vatër e keqinformimit për vaksinat, si rezultat i skandaleve të shpeshta të korrupsionit dhe një mungese të përgjithshme të transparencës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026