Serbia, vendi i parë që siguron disa vaksina të ndryshme kundër COVID-19

16 Janar 2021 | 15:48

Serbia mund të bëhet i pari vend në botë që do të ketë 6 vaksina të ndryshme brenda pjesës së parë të vitit 2021. Presidenti Aleksandër Vuçiç priti sot 1 milion doza të “Sinopharm”, të ardhura nga Kina.

“Kjo është një gjë e jashtëzakonshme, nuk e di nëse qytetarët e kuptojnë këtë”, tha Vuçiç pasi avioni “Air Serbia” mbërriti bashkë me vaksinat kineze.

Presidenti serb tha se vendi i tij është i pari në Evropë që merr një sasi kaq të madhe të vaksinës kineze duke shtuar se kjo është një dëshmi domethënëse e bashkëpunimit të ngushtë Serbi-Kinë.

Ambasadorja kinez në Beograd, Chen Bo theksoi se vaksina është miratuar më 30 dhjetor dhe ajo do të jetë një e mirë globale.

Sipas Vuçiç, Serbia do të marrë 20 mijë doza të tjera nga Pfizer këtë të hënë bashkë me 250 doza të tjera të vaksinës Sputnik V nga Rusia.

“Serbia është një nga të paktat vende që ka siguruar një numër kaq të madh vaksinash”, tha ai duke shtuar se do të nisi vaksinimi i ushtrisë dhe punëtorëve në dyqane, por edhe gazetarët.

“Përmes COVAX do të presim vaksinën AstraZeneca, por do të shohim mundësinë për të marrë dhe vaksinën Moderna. Do të kemi 5-6 vaksina të ndryshme deri në qershor”, tha presidenti serb.

Ai bëri të ditur se vaksinat deri tani janë siguruar përmes marrëveshjeve bilaterale dhe se COVAX ende nuk ka garantuar asnjë dozë.

Nga ana tjetër, Vuçiç bëri me dije se ai vetë do të vaksinohet pas 7 ose 8 ditësh.

“Është e rëndësishme që nuk isha ndër të parët, fillimisht do të duhet ta marrin të moshuarit”, tha ai.

Vaksina kineze Sinopharma pritet që së shpejti të miratohet dhe për vaksinimin e fëmijëve nga 3 deri në 17 vjeç që do bëhej vaksina e parë në botë që ka një aprovim të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026