Serie-A, Interi mund thellë Bolonjën dhe merr përkohësisht kryesimin
Inter mundi thellë 6-1 Bolonjën duke marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit italian.
Në ndeshjen e së shtunës, e vlefshme për javën e katërt të Serie-A, skuadra e Simone Inzaghit shënoi tre herë që në pjesën e parë me Lautaro, Skriniar dhe Barella.
Më pas në të dytën realizuan Vecino dhe dy herë Dzeko. Për skuadrën e Sinisa Mihajlovic, shënoi golin e flamurit Di Theate.
Për Lautaro Martinezin kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në Serie-A që realizon gol, ndërsa për Dzekon nuk shënohej dy herë brenda një ndeshjeje prej tetorit të vitit 2020 – shënonte kundër Beneventos.
Me këtë fitore Inter merr përkohësisht vendin e parë me 10 pikë në katër javë.
Javën e ardhshme pritet një ndeshje e vështirë, Fiorentina-Inter, teksa të dielën vëmendja shkon te dueli Juventus-Milan.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta