Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Atalanta mposht 4-1 Beneventon
Milani iu rikthye rezultateve pozitive të shtunën duke fituar 2-0 ndaj Torinos në stadiumin San Siro.
Me një lojë pozitive, që u konkretizua me dy gola të Kessie dhe Leao, skuadra e Stefano Piolit mundi të largojë disi zhgënjimin pas humbjes 3-1 me Juventusin e javës që shkoi.
Shqetësojnë disi lëndimet e Tonalit dhe Diaz, të cilët i shtohen listës ku janë të përhershmit Bennacer, Rebic e Krunic, mirëpo lehtësoi disi situatën rikthimi i Ibrahomivc dhe Calhanoglu.
Milani vijoi kështu kryesimin e kampionatit italian, tashmë në kuotën e 40 pikëve, sasi pikësh kjo e pa-grumbulluar më parë që prej vitit 2004. Asokohe kuqezinjtë arrinin ta mbyllnin të parët si kampionë.
Në ndeshjet e tjera Atalanta mundi të fitojë 4-1 transfertën me Beneventon pa aktivizuar asnjë minutë mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshitin. Iliçiç, Toloi, Zapata dhe Muriel zhbënë golin e Sau.
Atalanta ndodhet aktualisht në vendin e katërt në Serie-A me një pikë më shumë se Juventus, që ka një ndeshje më pak dhe sot pret në shtëpi Sassolon.
Lexoni gjithashtu:
Bundesliga, Dortmundi rikthehet në lojën për titull duke fituar ndaj Leipzig
La Liga, Real Madrid ndalet në barazim nga Osasuna, përfiton Barcelona
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta