Serie-A, Roma ndal Interin, zikaltërit mbeten tre pikë larg Milanit kryesues
Interi humbi sërish pikë në synimin për të vijuar duelin në distancë me Milanin për kryesimin e kampionatit Italian.
Në ndeshjen e mesditës të së dielës, skuadra e drejtuar nga Anotnio Conte u barazua 2-2 nga Roma, e cila si fillim pati lëshuar avantazhin e pjesës së parë.
Në Olimpico, skuadra e drejtuar nga portugezi Paulo Fonseca zhvilloi një pjesë të parë të mirë. Verdhekuqtë u përgjigjën mirë në fushë dhe shënuan fillimisht me Lorenzo Pellegrinin në minutën e 17-të, por më pas lëshuan lojë.
Inter provoi të reagojë. Sidoqoftë goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë. Barazpesha u arrit falë mbrojtësit Skriniar në minutën e 56-të. Pas pësimit të golit Roma u zhbalancua dhe zikaltërit gjetën mundësi edhe për të përmbysur rezultatin.
Hakimi shënoi përmbysjen në minutën e 63-të duke detyruar Fonsecan për ndryshime në vendosje por edhe në lojtarët në fushë. Jashtë Spinazzola dhe Veretout për Peres dhe Cristante. Conte u përgjigj duke i dhënë freski krahëve dhe qendrës së mesfushës dhe përvojë mbrojtjes. Jashtë Martinez, Vidal dhe Hakimi për Perisic, Gagliardini dhe Kolarov.
Mirëpo tre minuta para fundit goditja me kokë e Mancinit i dha barazimin Romës, që merr një pikë me vlerë për të vijuar më tej kalendarin me derbin me Lazion që parashikon java e ardhshme.
Për Interin vështirësohet situata pasi kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që lëshon pikë. Pas humbjes me Sampdorian, zikaltërit kanë lëshuar pesë pikë dhe nuk mundën të përfitonin nga humbja e Milanit me Juventusin. Javën e ardhshme skuadra e Contes përballet pikërisht me bardhezinjtë për derbin e Italisë të ashtuquajtur “Derbi della Madonnina”.
Milan kryeson kampionatin me 40 pikë, pas vjen Interi me 37 e Roma me 34. Juventus aktualisht është në vendin e katërt me 30 pikë dhe dy ndeshje më pak – sot në mbrëmje pret Sassuolon në shtëpi dhe ka ndeshjen me Napolin për të rikuperuar.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Atalanta mposht 4-1 Beneventon
Bundesliga, Dortmundi rikthehet në lojën për titull duke fituar ndaj Leipzig
La Liga, Real Madrid ndalet në barazim nga Osasuna, përfiton Barcelona
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta