Serie-A, shkon në gjashtë numri i të infektuarve me koronavirus te Interi

11 Tetor 2020 | 13:21

Futbollisti anglez Ashley Young u bë të dielën i gjashti lojtar i Interit që rezulton me koronavirus.

Tridhjetepesëvjeçari doli pozitiv në testet e kryera në fundjavë duke iu shtuar listës me Bastonin, Skriniar, Gagliardinin, Nainggolanin dhe Radun.

Lajmin e njoftoi vetë klubi zikaltër përmes një komunikate për shtyp. Young është mbyllur në shtëpi pavarësisht se nuk ka pasur shenja të sëmundjes.

Infektimi dhe izolimi edhe i Young e trazon më tej situatën e trajnerit Antonio Conte, i cili përpara në kalendar ka përballjen në derbi me Milanin më 17 tetor.

Te kuqezinjtë e Stefano Piolit ka pasur gjithashtu lojtarë të infektuar, përveç Ibrahimovic, janë infektuar edhe Gabia dhe Duarte.

Mirëpo së fundmi Ibrahimovic është raportuar të jetë riaftësuar dhe me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026