Sërish lëvizje në polici, Gledis Nano ndryshon zëvendësdrejtorët në Elbasan, Durrës e Vlorë

19 Tetor 2021 | 17:08

Pas ndryshimeve në 11 qarqe, kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano ka lëvizur dhe disa prej drejtorëve të policisë.

Kështu ish-drejtori i policisë së Fierit, Ferdinand Mara është emëruar në krye të drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal në Policinë e Shtetit.

Artur Selmiaj, i cili deri dje mbante postin e drejtorit të policisë së Dibrës, zhvendoset në Elbasan me detyrë zëvendësdrejtor për Rendin e Sigurinë. Më parë këtë post e mbante Albert Nushi, i cili emërohet në Berat zëvendësdrejtor për Rendin e Sigurinë.

Ndryshime pati dhe në policinë e Durrësit, ku Lorenc Meta është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit, ndërsa po për të njëjtin post në Vlorë është emëruar Ilir Dedja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026