Nuk lejohet grumbullimi, policia rrethon dhe fut në kurth protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës. Dhjetëra të shoqëruar

12 Dhjetor 2020 | 14:51

Dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës është dominuar nga policia, e cila duket se ka përdorur një tjetër taktikë ditën e sotme. Teksa ka lejuar grupin e protestuesve të marshojnë në drejtim të rrugës ‘Myslym Shyri’ e më tej drejt Drejtorisë së Policisë i ka rrethuar nga të gjitha anët duke hedhur drejt tyre gaz lotsjellës e më tej duke i neutralizuar.

Një pjesë e protestuesve janë bllokuar brenda një pallati në këtë zonë ku edhe janë neutralizuar e më pas shoqëruar nga policia. Gjendja është paraqitur shumë kaotike në rrugët e kryeqytetit ku janë dëgjuar vazhdimisht kapsolla dhe është parë të hidhet një sasi e madhe gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha se policia ka marrë në dorë rrugën ‘Myslym Shyri’ duke mos lejuar asnjë njëri të kalojë në atë zonë, ndërkohë që një pjesë e efektiveve janë futur nëpër rrugica ku mendohet të ketë edhe protestues të tjerë që mund të jenë fshehur.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në rrugën ‘Myslym Shyri’ deri tek pjesa që të lidh me Drejtorinë e Policisë, ku ishin drejtuar protestuesit.

Nga lëvizjet e efektivëve ka një orientim drejt rrugëve dytësore për t’i kontrolluar, ndërsa rruga kryesore është nën kontrollin e policisë, ku është vendosur edhe një autobot me ujë. Duket se policia është e vendosur të mos lejojë tubime ditën e sotme, ndërsa duket se ia ka arritur t’i përçajë protestuesit.

Ndërkohë, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia e shtetit bëri me dije se rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore për në spitalin “Nënë Tereza”.

Nis dita e katër e protestës për vrasjen e Klodian Rashës 

Pak pas orës 18:00 të mbrëmjes së sotme ka nisur protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie, që sikundër protestat e tri ditëve pararendëse, është njoftuar përmes rrjeteve sociale. Një numër i konsiderueshëm protestuesish kanë nisur marshimin nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Nisur nga përplasjet e regjistruara në protestat e mëparshme për të garantuar rendin dhe sigurinë në terren janë të angazhuar rreth 1000 efektivë.

Në akset që lidhen me Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë pika kontrolli nga policia për të parë nëse protestuesit kanë sende të forta apo mjete piroteknike.

Prej tri ditësh në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit është protestuar duke kërkuar drejtësi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Protestat shpesh kanë qenë të dhunshme dhe janë shoqëruar me shkatërrim dhe dëmtim të institucioneve publike nga ana e protestuesve që kanë qenë kryesisht të rinj, ndërkohë që ka pasur edhe të plagosur nga radhët e policisë dhe protestuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026