‘S’është koha për greva’, ministrja Nagavci u përgjigjet mësuesve
“Nuk është koha për greva”. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas paralajmërimit të mësuesve se do të futeshin në grevë nëse nuk ka rritje pagash.
Ajo nënvizoi se grevat janë të panevojshme për shkak të humbjes së mësimdhënies së nxënësve dhe se duhet të jepet maksimumi për të përmirësuar rezultatet në arsim.
“Unë nuk besoj që është koha për greva. Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci për KosovaPress.
Të shtunën, kryetari i Sindikatës së Mësuesve, Rrahman Jashari paralajmëroi protesta më 8 prill dhe pastaj grevë pas 20 prillit.
Arsimtarët kërkojnë rritje rroge për të përballuar krizën ekonomike, një shtesë me 100 euro dhe kjo shtesë të vlejë gjersa nuk arrihet marrëveshja e finalizimit të ligjit të pagave.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta