Sezoni turistik zgjatet deri më 15 nëntor, hapen aplikimet për plazhet

31 Maj 2020 | 14:26

Sezoni turistik do të mbyllet më 15 nëntor. Këtë ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me hotelierët e Vlorës, ku prezantoi mënyrën e menaxhimit të vijës bregdetare dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik për vitin 2020. Ministri theksoi se kohëzgjatja e sezonit bëhet për t’u dhënë mundësi operatorëve turistikë që të balancojnë humbjen e kohës nga pandemia e COVID-19.

“Për të zëvendësuar kohën e humbur në ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe të krijohet mundësia për të paguar faturat dhe taksat”, theksoi ministri i Turizmit.

Në bazë të rregullave të reja, të gjitha  restorantet dhe hotelet do të duhet qëtë aplikojnë nga 1 qershori në e-Albania për të marrë licencë. Ministri paralajmëroi se nëse do të konstatohet shkelje e protokolli shëndetësor do të ketë gjobë dhe pezullim të licencës. Z. Klosi bëri më dije se raporti për hapësirën e plazhit do të jetë 80% publik dhe 20% privat.

“Ata që janë në vijën e parë nuk do të marrin gjithë plazhin për vete, sipërfaqet e tjera do të merren nga ata të vijës së dytë. Duke plotësuar 80% të plazheve për t’ia lënë 20% publikut. Zakonisht plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike. Por dhe për ato plazhe të caktuara si private kur nuk ka kërkesa do t’i kalojnë publikut”, tha ai.

“Në e-Albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e-Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, që do të dëshmojë që posedon një hotel, vetë deklarimin e kushteve të higjienës”, u shpreh ministri më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026