Sfida e pretendentëve, Kukësi-Partizani zbresin në fushë për tri pikë

20 Shkurt 2021 | 17:07

Kukësi-Partizani është ndeshja më interesante e javës së 20-të në Kategorinë Superiore. “Demat” kanë mundur të marrin maksimumin në dy takimet e para dhe verilindorët kërkojnë me çdo kusht suksesi në përballjen e kësaj të diele. Në kampin kuksian pretendojnë suksesin edhe për të qëndruar në garë për titullin kampion.

“Të dyja skuadrat do të futen në fushë për të fituar ndeshjen dhe nuk ka kënaqësi me barazimin. Normalisht e kemi përgatitur ndeshjen së bashku me stafin dhe lojtarët në formën tonë, për ta përballuar Partizanin”, tha trajneri Mirel Josa.

Në kampin e kuq janë koshientë për vështirësinë e kësaj përballjeje. Trajneri Ilir Daja kërkon që skuadra të bëjë akoma dhe më mirë se në ndeshjet e para. 

“Do jetë një ndeshje e vështirë, pasi duhet të jemi shumë më të vëmendshëm se dy ndeshjet e para,për faktins e edhe Kukësi kërkon të reagojë. Nëse duam të shkëputemi me një rival si Kukësi, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, në mënyrë që atë që kemi bërë në dy ndeshjet e para dhe këtë diferencë që kemi ta shtojmë akoma dhe më shumë. Krahasimi me një ndeshje boksi? Do mundohemi të mos hamë shumë grushte për të kundërsulmuar e të shkojmë drejt “knock out“,  tha Daja.

Nga kjo përballje synon të përfitojë dhe Vllaznia, që ndaj Skënderbeut ka si objektiv maksimumin dhe të thellojë diferencën me ndjekësit.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës me përkushtim për ndeshjen me Skënderbeun. Duhet të fokusohemi te fusha pasi do të kemi disa ndryshime në formacion. Lojtarët që do të zbresin në fushë do të kenë mundësinë të japin maksimumin”, shtoi Thomas Brdarić.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026