2021 do të jetë një vit i rëndesishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe në këtë fillim viti pandemia e COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese. Mutacioni i ri i shfaqur në shumë shtete evropiane, ka çuar drejt masave drastike, pasi përhapja e virusit është më e shpejtë dhe në shume raste e pa-menaxhueshme.
Edhe pse ka nisur aplikimi i vaksinës, dozat janë ende të pakta në krahasim me nevojat dhe përhapja e virusit po i sfidon sërish shtetet. Ndonëse në ketë fillim viti situata duket më e qëndrueshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut specialistët e lidhin më shumë me rënien e numrit të testimeve se me realitetin.
Muaji janar pritet të sjellë dozat e para të vaksinave në rajon, të cilat duke marrë në konsideratë se duhet të përdoren dy doza në harkun kohore të një muaji, janë shume të pakta krahasuar me numrin e atyre që duhen për të krijuar një imunitet kolektiv. Pandemia ka gjunjëzuar edhe ekonominë e shume shteteve, në vende me të ardhura të mesme siç është rajoni ynë, ky eshtë një problem më i madh, pasojat e së cilit do të jene dhe afatgjata. Institucionet ndërkombëtare kane rishikuar parashikimet e tyre duke ulur pritshmërinë. Por, gjithçka sërish do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë dhe nevojat financiare të shteteve për të përballuar pasojat e saj.
Por, krahas pandemisë Shqipëria dhe Kosova këtë vit do të përballen dhe me zgjedhjet e përgjithshme.
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare menjëherë më pas sfida më e madhe do të jetë zgjedhja e presidentit. Bazuar në kodin elektoral të Kosovës është thuajse e pamundur që ndonjë parti të arrijë të marrë mandatet e nevojshme në kuvend sa për të zgjedhur presidentit. Prandaj përtej zgjedhjeve për qeverisjen e ardhshme Kosova do të përballet dhe me sfidën e zgjedhjes së presidentit. Krahas sfidave te brendshme Kosova ka një proces dialogu të hapur me Serbinë, e cila pritet të intensifikohet pas zgjedhje. Në të njëjtën kohe ish-drejtues politik të UCK, por dhe shtetit të Kosovës po përballen me drejtësinë e gjasat janë që të tjerët të vihen para drejtësisë në ditët ne vijim
Shqipëria po ashtu shkon ne zgjedhje të përgjithshme me 25 prill. Pas dy mandatave të socialistëve beteja duket se do të jete dhe më e ashpër. Me opozitën që kërkon ndryshim dhe socialistet që duan një mandate të tretë.
Ekonomia dhe pandemia pritet te dominojnë diskursin politik, i cili siç ka nisur do të jetë i ashpër. Krijimi i gjykatës Kushtetuese pritet të sjellë dhe vendimmarrje te rëndësishme për çështje që janë ende pezull siç janë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të zhvilluara pa praninë e opozitës.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në liste pritje për konferencat e para ndërqeveritare.
Ndërsa pritet një vendimmarrje e re nga presidenca e re portugeze e BE për procesin e zgjerimit. Maqedonia e Veriut vazhdon përballje me Bullgarinë, e cila mesa duket nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj të paktën deri pas zgjedhjeve parlamentare atje.
Për shumë analistë bllokimi që Bullgaria i beri Maqedonisë së Veriut është e lidhur pikërisht me zgjedhjet atje. E ndwrsa Zoran Zaev ka mohuar në mënyre të prerë se nuk do të ketë dorëheqje as zgjedhje te parakohshme për shkak të situatës së krijuar me Bullgarinë, opozita atje është një kërcenim serioz për qeverinë e Zaev pasi diferenca në vota është shume e vogël.
Ndërkohe Mali i zi do të jetë në sfidën e qeverisjes se re. Për herë të parë një shqiptar mban një post të lartë, atë të zëvendës/kryeministrit dhe ministrit te Mbrojtjes në një koalicion qeverisës që rrezoi pas 30 vitesh nga pushteti Milo Gjykanovicin. Por edhe në ketë vend sfidë është sa do të mbijetojë mazhoranca e brishtë që qeveris vendin.