Sfidat e Kosovës, analisti Artan Muhaxhiri: Janë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave
Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik, Artan Muhaxhiri foli rreth deklaratës së Varhelyi se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave por duhen bindur shtetet anëtare duke theksuar se kjo është “një pllakë e prishur gramafoni”.
Sipas tij deklarata e komisionerit është një formulim i njëjtë që përsëritet vazhdimisht nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian.
Muhaxhiri theksoi se kjo është një çështje tërësisht politike pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet edhe pse ka pasur më shumë kërkesa se çdo vend tjetër.
Pyetur rreth mungesës së vullnetit politik që vihej në dukje tek progres-raporti i Kosovës analisti politik e pohoi diçka të tillë dhe binte dakord por sidoqoftë bëri me dije se ky raport nuk përbënte më lajm për Kosovën duke qenë se gjithmonë sillte në qendër të vëmendjes po të njëjtat kritika.
Sipas tij kjo situatë nuk do të ishte e përsëritur nëse progres-raporti do të merrej si nxitje apo motivi që të përmirësohej struktura shtetërore e Kosovës apo në sistemin institucional.
“Klasa politike kosovare me mosveprimin e saj ndikon me neglizhencën edhe të BE-së sepse nuk ka as ndonjë strategji të saktë as nga Ministria e Jashtme as nga dikasteret që janë përgjegjës për çështjet e integrimit europian”,- tha Artan Muhaxhiri teksa theksoi se edhe Bashkimi Europian nuk lihet pa faj.
Së fundmi referuar dhe mos miratimit të ligjit të rimëkëmbjes ekonomike ai e konsideroi këtë një ‘tragjedi’ dhe pohoi se në Kosovë ka edhe krizë parlamentare edhe krizë qeveritare.
Ndërkaq një rrëzim të qeverisë analisti e la si mundësi tejet realiste nëse partitë opozitare kanë vullnet që të bashkëpunojnë.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosja dhe PDK që janë dhe partitë kryesore më shumë kanë kontradita me njëra tjetrën sesa me partitë që janë në qeveri dhe ndaj z. Muhaxhiri u shpreh se nuk e shihte të mundshëm në praktikë realizimin e këtij opsioni.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta