Sfidat e nënës me fëmijën Down: Shteti inekzistent, terapitë kushtojnë

3 Shtator 2022 | 13:35

Anila Hoxha, nëna e një vajze me sindromën Down, thotë se ndihmat nga shteti janë minimale për të trajtuar fëmijët me aftësitë ndryshe.

Në një intervistë për Euronews Albania nëna e vajzës 10-vjeçare me aftësi ndryshe theksoi se një orë terapi kushton rreth 15 mijë lekë, ndërkohë tha se çdo fëmijë duhet që të bëjë dy orë terapi në ditë.

“Të rrisësh sot një fëmijë me sindromën Down është shumë e vështirë, sepse shteti është shumë inekzistent. Janë shumë të paktë ndihmesat e shtetit. Ndihmat janë minimale. Unë kam një vajzë 10 vjeçare është me sindromën Down, aktualisht ndjek terapitë në qendrën e “Down Syndrome Albania”. Ka qenë një mbështetje shumë e madhe por terapitë kushtojnë. 1 orë është 15 mijë lekë deri në 20 mijë lekë. Një fëmijë në fillimet e terapive duan nga dy orë në ditë.”- tha ajo.

Ajo nënvizoi se terapitë duhet të bëhen nga shteti dhe jo nga xhepi i familjarëve.

“Këto terapi duhet të bëhen nga shteti. Ne kemi qenë në marrëdhënie pune dhe s’ia kemi ndërprerë asnjë ditë terapinë. Në të ardhmen do të ketë  nevojë për terapi të tjera. Shteti duhet të mbështesë shumë këto fëmijë. “- theksoi ajo.

LEXONI GHITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026