Sfidë Bashës për të marrë drejtimin e PD-së? Grida Duma flet për garën brenda partisë
Pavarësisht rezultatit të 25 prillit, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike thotë se nuk ka asnjë arsye, që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Përballë gazetares Ilva Tare, znj. Duma tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhjet e brendshme dhe kërkesat për largimin e Bashës i quan jo-logjike.
“Si mund të japë dorëheqje në kushte… gara është aty. Gara është tani dhe jo më kot në statusin e Partisë Demokratike është bërë që gara në parti të hapet fiks pas garës së zgjedhjeve. S’ka asnjë mungesë gare, tani do hapet gara për zgjedhjet e partisë. Të imagjinosh që Basha të heqë dorë kur procesi i numërimit apo procesi i transparencës…s’ka asnjë sens”, tha ai.
Ajo thotë se edhe pse Basha do jetë në krye të partisë në kohën kur do mbahen zgjedhjet, kjo nuk e cenon aspak besueshmërinë e procesit.
“Siç ka ndodhur gjithmonë. Unë kam përshtypjen, por gjithmonë kryetari në detyrë ka qenë kur janë zhvilluar zgjedhjet. S’ka ndonjë çudi në këtë mes dhe kjo nuk i jep alibi askujt”, tha ajo.
Pyetur nga gazetarja Ilva Tare, nëse do futet në garë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, znj.Duma dhe një përgjigje të qartë dhe të prerë: “Jo, absolutisht. Se kështu e shikoj unë eksperiencën në politikë”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit