Çfarë ofron ekipi i Bashës për zgjedhjet e 25 Prillit? Jorida Tabaku në “Ilva Now”
Partia Demokratike dhe aleanca e saj në zgjedhjet e 25 prillit, cilat do të jenë shanset e ekipit të Bashës në këto zgjedhjet tashmë që edhe modeli i fletës së votimit u përcaktua.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përballë analistëve në emisionin Ilva Now në Euronews Albania u shpreh e bindur se PD më 25 prill do të ketë votën e shumë prej atyre që në 2013 votuan PS, duke pritur ndryshimin, teksa sipas saj janë të zhgënjyer nga 8 vjet keqqeverisje.
Sipas saj, PD gjatë fushatës derë më derë ka gjetur mbështetjen e të gjitha shtresave të popullsisë, që nga votues për herë të parë deri tek ish-të përndjekurit.
Znj. Tabaku nuk dha një përgjigje konkrete nëse PD do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në rast se do të jetë humbëse, por deklaroi se PD ka ngritur “grup për mbrojtjen e votës”, që sipas saj është një strukturë që identifikon problematikat në terren.
Ish-deputetja theksoi se nëse PD fiton zgjedhjet, atëherë ministrat nuk do të jenë të njëjtën që ishin kur qeverisi z. Berisha. Ajo u shpreh se Partia Demokratike është përgatitur për qeverisje.
“Z. Basha ka ekipin e vet që e ka nxjerrë në listat e veta dhe sigurisht që do të qeverisë me ekipin e tij. Ka persona që janë me integritet kanë punuar, kanë kontribuar për Partinë Demokratike”, u shpreh znj. Tabaku.
Për znj. Tabaku, premtimi i PD për të hapur 110 mijë vende të reja pune brenda 4 viteve të para të qeverisjes është i përllogaritur dhe plotësisht i mundshëm.
Sipas saj, 110 mijë vendet e punës do t’i krijojë ekonomia, gjë që siç tha ish-deputetja ka në bazë taksa e sheshtë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë