SHBA: 24-vjeçari akuzohet për vrasjen e 6 personave, përfshirë një 7-vjeçare

11 Janar 2026 | 11:17

Një burrë 24-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e gjashtë personave – përfshirë një fëmijë 7-vjeçar dhe një pastor – në Misisipi të SHBA-së të premten në mbrëmje, sipas një deklarate nga departamenti i policisë së këtij shteti amerikan.

Darika Moore akuzohet për vrasjen e të afërmve dhe një pastori përpara se të arrestohej nga policia, tha Sherifi i Qarkut Clay, Eddie Scott, në një konferencë për shtyp të shtunën.

“Është e tmerrshme”, tha Scott Collom, prokurori i Gjykatës së 16-të të Distriktit për Qarkun Clay (verilindje) në lidhje me vrasjen.

Sipas Collom, Moore dyshohet se i ka qëlluar dhe vrarë në kokë babanë, vëllain dhe xhaxhain e tij. Më pas ai vodhi një kamionçinë dhe u drejtua me makinë në një vend tjetër ku akuzohet për përpjekje për të abuzuar seksualisht me një vajzë 7-vjeçare (gjithashtu një të afërme) përpara se ta vriste atë, gjithashtu duke e qëlluar në kokë.

Pas një telefonate, policia u çua në një vendndodhje të tretë, ku gjeti dy trupa të tjerë të vdekur. Të dy ishin qëlluar në kokë. Njëri prej tyre ishte një pastor.

Prokurori Colom tha se autori i dyshuar u gjet dhe u arrestua disa orë më vonë në një zonë aty pranë, duke shtuar se motivet e tij mbeten të paqarta. Rasti “ka tronditur vërtet komunitetin tonë”, tha prokurori në një konferencë për shtyp. “Personalisht, nuk e di se çfarë lloj motivi mund të ketë dikush për të vrarë një fëmijë 7-vjeçar”, shtoi ai.

Nëse dënohet, 24-vjeçari Moore pritet të përballet me dënimin me vdekje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det

Pesë persona që rezultonin të zhdukur pas fundosjes së një anijeje pasagjerësh në provincën Sulawesi Jugor të Indonezisë janë gjetur gjallë, pasi arritën të mbijetojnë...
10:38 | 19/07/2026

Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)

Dy zjarre të mëdha pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet e Aragonës dhe Castilla-La Mancha në Spanjë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur t’i vënë...
10:13 | 19/07/2026

Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,119, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
09:39 | 19/07/2026