SHBA: 65 anije tregtare janë ridrejtuar nën bllokadën detare të Iranit

12 Maj 2026 | 15:42

Ushtria amerikane njoftoi të martën se dhjetëra anije tregtare që po përpiqeshin të hynin ose të largoheshin nga portet iraniane janë ridrejtuar, ndërsa Uashingtoni vijon zbatimin e bllokadës detare kundër Iranit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së , 65 anije tregtare janë ridrejtuar dhe katër të tjera janë çaktivizuar në kuadër të operacionit ushtarak në rajon.

“USS Abraham Lincoln (CVN 72) vazhdon operacionet në Detin Arabik, duke përfshirë zbatimin e bllokadës amerikane kundër Iranit”, thuhet në një deklaratë të CENTCOM të publikuar në platformën X.

Tensionet në rajon u rritën ndjeshëm pasi SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ajrore ndaj Iranit, duke nxitur kundërpërgjigje iraniane ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Pakistani hyri në fuqi më 8 prill, por bisedimet e zhvilluara në Islamabad nuk arritën të prodhonin një marrëveshje të përhershme.

Më vonë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi do të mbetet në fuqi për një periudhë të pacaktuar, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme ushtarake dhe kufizimeve detare në rajonin e Gjirit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026