SHBA: Aksident ajror me një aeroplan privat, 8 persona në bord

26 Janar 2026 | 08:42

Një aeroplan i vogël privat me tetë persona në bord u rrëzua dhe shpërtheu në flakë teksa po ngrihej nga një aeroport në Maine, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA), pa bërë të ditur fatin apo identitetin e personave që ishin në bord.

Rrëzimi i avionit me dy motorë Bombardier Challenger 600 në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor ndodhi rreth orës 7:45 të mbrëmjes sipas orës lokale tha FAA, duke shtuar se po përgatitet të kryejë një hetim në bashkëpunim me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB).

Sipas raporteve të meteorologjisë, në aeroport po binte pak borë përpara rrëzimit, por autoritetet nuk kanë thënë nëse kushtet e motit luajtën ndonjë rol.

Një paralajmërim për stuhi të rëndë ishte në fuqi për pjesën më të madhe të Maine-it, përfshirë Bangor-in, qytetin e tretë më të madh.

Avioni kishte mbërritur në Maine nga Teksasi, sipas burimit të Reuters.

Kompania e regjistruar si pronare e avionit të biznesit ka të njëjtën adresë si firma ligjore, Arnold & Itkin.

Sipas të dhënave të FAA-s, avioni u vu në shërbim në prill të vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit

Ish-mbrojtësi i Spanjës, Joan Capdevila, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë pasi iu mohua leja për të hyrë në Shtetet e...
14:42 | 18/07/2026

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026