SHBA akuza Rusisë: Komplot për pushtimin e Ukrainës

4 Shkurt 2022 | 10:28

Uashingtoni akuzon Moskën se planifikon të falsifikojë një video për ta përdorur si pretekst për të pushtuar Ukrainën, duke inskenuar sulme të fabrikuara nga ushtria ukrainase.

Ky pretendim vjen në mes të tensioneve rreth grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas.

“Prodhimi i kësaj videoje propagandistike është një nga shumë opsionet që qeveria ruse po zhvillon si  pretekst të rremë për të nisur  dhe justifikuar agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Ne nuk e dimë nëse Rusia do të përdorë domosdoshmërisht këtë apo një opsion tjetër”, tha Ned Price, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Megjithatë, ne po e publikojmë tani, për të nxjerrë në pah shtrirjen e veprimeve destabilizuese të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe për të bindur Rusinë që të mos vazhdojë këtë fushatë të rrezikshme dhe të nisë një sulm ushtarak”, shtoi ai.

Moska mohon se ata  po planifikojnë një sulm ndaj Ukrainës.

Pamje e rreth 100,000 trupave ruse ne kufirin me Ukrainen / Reuters

Kremlini fajëson SHBA-në dhe NATO-n për minimin e sigurisë së rajonit.

Pasi presidenti Biden njoftoi se do të vendosë 3,000 trupa shtesë në Evropën Lindore Moska i ka bërë thirrje Uashingtonit  të ulin tensionet.

Rusia dhe Bjellorusia javën e ardhshme  do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Një zhvillimi i tij vjen pasi Ukraina ka jetuar me kërcënimin e një pushtimi rus që nga viti 2014.

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy mirëpriti presidentin turk Erdogan ku në qendër të bisedimeve ishte raporti me Moskën. Erdogan është ofruar të ndërmjetësoje për të qetësuar të dyja shtetet.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026