SHBA dhe Kina bien dakord për një marrëveshje tregtare përpara takimit Trump-Xi

27 Tetor 2025 | 08:24

SHBA dhe Kina kanë rënë dakord për një marrëveshjeje tregtare që do të diskutohet kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping do të takohen këtë javë . Sekretari i thesarit të SHBA-së, Scott Bessent tha se kjo përfshinte një marrëveshje përfundimtare mbi operacionet e TikTok në SHBA dhe një shtyrje të kontrolleve të shtrënguara të Kinës mbi mineralet e rralla të tokës.

Ai tha gjithashtu se nuk parashikonte që tarifa 100% mbi mallrat kineze, e kërcënuar nga Presidenti Donald Trump, të hynte në fuqi, ndërsa Kina do të rifillojë blerjet e konsiderueshme të sojës nga SHBA-ja.

Të dy vendet po kërkojnë të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Trump dhe Presidenti Kinez Xi Jinping do të zhvillojnë bisedime të enjten në Korenë e Jugut.

Bessent u takua me zyrtarë të lartë kinezë të tregtisë në kuadër të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Malajzi, në të cilin po merr pjesë edhe Trump si pjesë e një turneu në Azi. Pekini tha se ata patën diskutime konstruktive.

Qeveria kineze tha në një deklaratë se të dy ekipet negociuese arritën një konsensus bazë mbi marrëveshjet për të adresuar shqetësimet e tyre përkatëse.

“Të dyja palët ranë dakord të finalizojnë më tej detajet specifike”, shtuan ata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026