SHBA dhe Koreja e Jugut dakord për masa frenuese ndaj Koresë së Veriut
Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij i ri i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol, kanë rënë dakord për të shtuar masat frenuese ndaj Koresë së Veriut, me zhvillimin e stërvitjeve më të mëdha ushtarake.
Stërvitjet ushtarake ishin zvogëluar vitet e fundit në përpjekje për të ulur tensionet me Korenë e Veriut, raporton Reuters.
Të dy liderët kanë shprehur shqetësimet e tyre për përhapjen e koronavirusit në Korenë Veriore dhe kanë thënë janë të gatshme të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të ofruar ndihmë.
Biden dhe Yoon Suk-yeol thanë se aleanca e vendeve të tyre duhej të zhvillohej jo vetëm për të përballuar kërcënimet e Koresë së Veriut, por edhe për të mbajtur rajonin Indo-Paqësor “të lirë dhe të hapur”.
Të dy liderët janë takuar në Seul për angazhimin e tyre të parë diplomatik që nga inaugurimi i presidentit të Koresë së Jugut 11 ditë më parë.
Në deklaratë, Biden ripohoi angazhimin e SHBA për të mbrojtur Korenë e Jugut me armë bërthamore nëse është e nevojshme.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit