SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore, Yuri Kim: Ne përkujdesemi për popullin shqiptar
Në një ceremoni ku merrte pjesë ambasadorja Yuri Kim, Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara ka dhuruar 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin “Nënë Tereza”.
Ambasadorja Kim tha se ky dhurim tregon përkujdesjen që populli amerikan tregon për popullin shqiptar.
“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekraneve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar”, deklaroi diplomatja.
Duke folur për situatën e COVID-19 në vendin tonë, ambasadorja e SHBA tha se Shqipëria “ka një nga nivelet më të ulta të infeksionit tani në botë dhe gjithashtu ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në Evropë”.
Në këtë prizëm, diplomatja nënvizoi se “për pjesën më të madhe të botës, mendoj se ndonjëherë Shqipëria nënvlerësohet”. Si meritë këtë sukses ndaj pandemisë, znj. Kim vlerësoi bashkimin e shqiptarëve përtej dallimeve politike.
Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.
Në total tha ambasadorja, SHBA numëron “rreth 1 miliard dollarë kontribute në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta