SHBA do dërgojë 31 tanke në Ukrainë, Biden: Të përforcojmë kapacitetet e ukrainasve

Joe Biden
25 Janar 2023 | 20:31

Shtetet e Bashkuara kanë larguar çdo dyshim që kishte mbi dërgimin e tankeve “Abrams” në Ukrainë.

Në një fjalim të shkurtër televiziv, presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi se do t’i dërgojë Kievit tanket në fjalë.

“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë, të vlefshëm sa një batalion ukrainas. Sekretari Austin rekomandoi lëvizjen, pasi ne do të përforcojmë kapacitetet e ukrainasve për të mbrojtur territorin e tyre dhe për të arritur objektiva strategjikë. “Abrams” janë tanket më të avancuara në botë”, theksoi ai.

Biden shtoi se tanket “Abrams” janë gjithashtu shumë kompleks për t’u drejtuar dhe mirëmbajtur, ndaj do të dërgohen edhe pajisjet e duhura.

Stërvitja e trupave ukrainase në operacionet në fjalë do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur, shtoi Biden.

Njoftimi i tij erdhi disa orë pasi Gjermania dhe dritën jeshile për dërgimin e tankeve “Leopard 2”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026