SHBA do të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë, thotë Bajden
Presidenti amerikan, Xho Bajden deklaroi se SHBA do të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë.
Deklaratën, Bajden e dha pas mbërritjes në New Hampshire, teksa u pyet nga gazetarët nëse planifikon të furnizojë Ukrainën me më shumë artileri.
CNN raporton se dërgesat nga paketa e fundit e ndihmës prej 800 milionë dollarësh ka mbërritur në Ukrainë, duke përfshirë pajisje të rënda, si 11 helikopterë Mi-17, 18 topa Howitzer 155 mm dhe 300 dronë të tjerë Switchblade.
Lufta në Ukrainë vijon ndërsa kërkesa e tyre e vazhdueshme është furnizimi me armë, për t’u rezistuar sulmeve të ushtrisë ruse.
Presidenti Bajden bëri me dije më 13 prill, se SHBA do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Bashkë me këto fonde, në total ndihma e SHBA-së për Ukrainën arrin në më shumë se 2.4 miliardë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet