SHBA do të vendosë avionë F-35 në Karaibe, shton masat kundër trafikut të drogës

6 Shtator 2025 | 11:11

Një burim i njohur me operacionet kundër narkotikëve të administratës Trump në Karaibe ka konfirmuar për “The War Zone” se 10 avionë luftarakë F-35 janë urdhëruar të zhvendosen në Porto Riko, për të marrë pjesë në një mision të lidhur me përpjekjet amerikane kundër trafikut të drogës në rajon.

Avionët pritet të mbërrijnë javën e ardhshme, megjithëse nuk është bërë ende e ditur se cilës degë të ushtrisë u përkasin ose cili do të jetë roli i tyre pas vendosjes.

Lëvizja ndodh një ditë pas një ndërveprimi provokues në Karaibe, ku dy avionë luftarakë F-16 të Venezuelës fluturuan pranë shkatërruesit amerikan USS Jason Dunham.

Një zyrtar amerikan e cilësoi incidentin si “shfaqje force” ndërsa dy ditë më para Presidenti Donald Trump kishte deklaruar se ushtria amerikane kishte shkatërruar një anije që i përkiste grupit venezuelian Tren de Aragua, të cilin ai e cilësoi si një organizatë narko-terroriste e lidhur me regjimin e Nicolas Maduros.

Në një video të publikuar, Trump deklaroi se në këtë sulm u vranë 11 trafikantë droge.

Lëvizjet ushtarake në rajon përfshijnë dislokimin e Njësisë së 22-të MEU, me mbi 4,500 marinsa dhe marinarë, të cilët janë nisur nga Norfolk më 14 gusht dhe ndodhen aktualisht në brigjet jugore të Porto Rikos, ku po zhvillojnë stërvitje për zbarkime amfibe.

Ata operojnë përmes tre anijeve luftarake: USS Iwo Jima, USS San Antonio dhe USS Fort Lauderdale.

Në rajon janë gjithashtu të pranishme edhe anije të tjera të Marinës amerikane, përfshirë USS Gravely, si dhe USS Lake Erie që ka kaluar nëpër Kanalin e Panamasë, dhe USS Sampson, e cila ndodhet ende në anën e Paqësorit.

Ndërkohë, pjesë e operacionit është edhe nëndetësja USS Newport News, megjithëse vendndodhja e saj nuk është bërë publike.

Një zyrtar me njohuri të drejtpërdrejtë mbi këto operacione konfirmoi për TWZ se, përveç luftës kundër grupeve narko-terroriste, ato kanë gjithashtu si objektiv të drejtpërdrejtë regjimin e Nicolas Maduros.

Maduro dhe disa bashkëpunëtorë të tij u paditën në SHBA në vitin 2020 për narko-terrorizëm dhe bashkëpunim me grupin guerilas kolumbian FARC për trafik kokaine. Qeveria amerikane ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për kapjen e Maduros.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026